
Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Alexander Litvinenko. Në këtë përfundim ka arritur Gjykata Europiane për të drejtat e njerut. Litvinenko, një ish-spiun u kthyer në shtetas britanik, u helmua me poloniumin-210 radiaktiv, në vitin 2006 në Londër.
Një hetim publik në Britaninë e Madhe, i zhvilluar 10 vite pas ngjarjes, zbuloi se vrasja me gjasë ishte urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin. Rusia ka mohuar çdo përfshrje të mundshme. Sipas hetimit britanik, ish-truproja i KGB, Andrei Lugovoi dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun helmuan me dashje Litvinenko, me shumë mundësi duke e vendosur substancën radioaktive në çajin e tij.
E veja e ish-spinuit, Marina, e çoi rastin kundër Rusisë në Gjykatën Europiane me bazë në Strasburg,e cila mbështeti konluzionet e hetimit në Britaninë e Madhe. Gjykata vlerëson se dështimi i Rusisë në përgënjeshtrimin e akuzave se kishte organizuar vrasjen, orientonte më tej drejt përgjegjësisë së shtetit.
Si Lugovoi ashtu edhe Kovtun kanë mohuar përfshirjen në vrasje. Një vit pas ngjarjes, Lugovoi u bë pjesëtar i dhomës së ulët të parlamentit për Partinë Nacionaliste të krahut të djathtë. Litvinenko, kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ishte larguar nga rusia për në Britaninë e Madhe, ndërroi jetë pasi konsumoi çaj jeshil, në një hotel të Londrës. (A2 Televizion)