Helmimi në gjimnazin e Fierit, procedohen penalisht dy nxënës

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 08:59 | Kronikë
Helmimi në gjimnazin e Fierit, procedohen penalisht dy nxënës

Policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht dy nxënës të shkollës së mesme në Fier, të cilët dyshohen se kanë përdorur spraj me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës.

Si pasojë, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

https://a2news.com/2020/03/04/helmohen-perseri-nxenesit-e-shkolles-ne-fier/

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se spraji ishte përdorur nga dy nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Prishja e qetësisë publike". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/28/fier-probleme-ne-oren-e-kimise-6-nxenes-gjimnazi-shtrohen-ne-spital/

A2 CNN Livestream

Latest Videos