
Një edukatore në Kinë është dënuar me vdekje, pasi helmoi 25 fëmijë, nga të cilët njëri ndërroi jetë.
Mediat lokale në Kinë shkruajnë se Wang Yun u arrestua vitin e kaluar, pasi fëmijët në kopshtin ku ajo punonte, në qytetin Jiaozuo, u dërguan me urgjencë në spital pasi kishin konsumuar vaktin, i cili sipas hetimeve doli që kishte përbërje helmuese.
Gjithçka kishte ndodhur pas një debati që edukatorja kishte pasur me një kolegun e saj në kopsht. Incidenti që ndodhi më 27 mars të vitit të kaluar tronditi Kinën, ndërsa lajmi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën.
Sipas gjykatësve që dhanë dënimin për Wang Yun, ajo nuk e kishte për herë të parë që helmonte dikë. Më parë, një gjë të tillë e kishte bërë edhe me bashkëshortin e saj, i cili arriti të mbijetonte. (A2 Televizion)