Ndërron jetë emiri i Kuvajtit

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 16:35 | Bota
Ndërron jetë emiri i Kuvajtit

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emiri i Kuvajtit, Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.

Lajmi u dha nga ministri i Çështjeve Mbretërore, Sheiku Ali Jarrah al-Sabah,  i cili njoftoi ndarjen nga jeta të sunduesit të Kuvajtit.

I lindur në vitin 1929, Sheiku Sabah konsiderohet si një ndër arkitektët e politikës së jashtme moderne të Kuvajtit. Ai shërbeu për 40 vjet si ministër i Jashtëm deri në vitin 2003 kur u emërua dhe kryeministër.

Ai mori titullin Emir i Kuvajtit në janar të 2006 pas vdekjes së Sheiku Jaber al-Sabah (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos