Lufta në kufi, Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një avion të saj

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 18:35 | Bota
Lufta në kufi, Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një

Prej disa ditësh konflikti i armatosur kufitar mes Armenisë dhe Azebajxhanit ka rritur frikën për shpërthimin e një lufte të vërtetë mes dy vendeve.

Të martën, autoritetet armene akuzuan Turqinë se është përfshirë direkt në konfliktin për rajonin e Nagorno-Karabakh duke rrëzuar një prej avionëve të saj ushtarak.

Ministria e Jashtme deklaroi se sulmi ndodhi brenda hapësirës ajrore armene dhe si pasojë e tij humbi jetën piloti i avionit luftarak sovjetik Su-15.

Turqia, e cila mbështet Azerbajxhanin në lidhje më këtë konflikt, i mohon akuzat.

Deri tani në 3 ditë luftime për rajonin e kontestuar malor kanë humbur jetën 100 persona, përfshirë këtu dhe civilë.

Zona njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që drejtohet nga armenët që nga lufta e viteve 1988-1994 mes dy ish-republikave sovjetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos