Hëngri kërpudhë helmuese, humb jetën i mituri i evakuuar nga Afganistani

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 21:09 | Bota
Hëngri kërpudhë helmuese, humb jetën i mituri i evakuuar nga

Një 5-vjeçar afgan i evakuuar ditët e fundit nga Kabuli humbi jetën  në Poloni pasi kishte ngrënë kërpudha helmuese.

Vëllai 6-vjeçar i djalit, i cili gjithashtu hëngri kërpudhat, iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë, por është ende në gjendje të rëndë.

Dy djemtë po qëndronin në një qendër refugjatësh pranë Varshavës pasi mbërritën në Poloni me familjen e tyre më 23 gusht.

Ata hëngrën kërpudhat një ditë më vonë dhe më pas u dërguan në spital.

"Fatkeqësisht, ne nuk ishim në gjendje t'i ndihmonim të dy djemtë", shprehet drejtori i spitalit,Marek Migdal.

Ai kishte pësuar dëmtime të pakthyeshme në trur dhe ishte e pamundur të bënte transplant të mëlçisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos