All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Heroi i rezistencës në Kiev, nuk ruan dot martesën, Klitschko ndahet nga bashkëshortja

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 20:51 | Bota
All - Paragraf - 1

Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i kthyer në muajt e fundit në heroin e rezistencës në kryeqytetin e Ukrainas, konfirmon se ka vendosur t’i japë fund martesës së tij me ish-modelen Natali.

Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme, por Klitschko insiston se ka marrëdhënie shumë të mira me të, duke shtuar se tashmë ka bërë dhe kërkesën zyrtare për divorc.

All - Paragraf - 3

Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.

The Sun raporton se marrëdhënia e mirë e dyshes konfirmohet dhe me faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalisë për ti thënë se është mirë dhe nuk i ka ndodh asgjë.

Ndërkohë që Natalia, e cila jeton në Gjermani, gjatë muajve të fundit, ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos