Pasi i vendosi një pacienti me koronavirus një ventilator për ta ndihmuar të marrë frymë, doktoreshë Zafia Anglesaria në heshtje falënderoi foshnjën e saj ende në bark që nuk beri përpjekje për të lindur teksa ajo punon.
Ajo është 7-muajshe shtatzënë, me fëmijën e saj të parë. 35-vjeçarja punon si bashkëudhëheqëse e njësisë së kujdesit intenstiv në qendrën mjekësorë të spitalit “California Dignity Health”, në qendër të Los Anxhelosit, duke shërbyer kryesisht në popullsinë hispanike dhe afro-amerikane me të ardhura të ulëta.
Me vetëm 22 shtretër në terapi intensive dhe thuajse në limitet e kapaciteteve gjatë muajit mars, shpesh infermieret aty kanë bërë turne 24-orëshe. Tani gjendja është stabilizuar disi dhe turni 12-orësh i saj nis në 7 të mëngjesit. Mesatarisht punon 4 ditë në javë në terapinë intensive. “Kur kam kohë për veten, mundohem ta siguroj foshnjën. Shikoj poshtë barkut dhe i them se gjithçka po shkon mirë”. (A2 Televizion)