
Shtyhet më 12 shtator pretenca per anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja.
Shkak u bë mungesa e prokurores së çështjes, ndërsa mbrojtja pretendon se nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Pavarësisht hetimit të nisur nga SPAK, Çiftja vijon të jetë anëtare e shkallës së parë të vetting-ut, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi pozicionin e saj si filtruese e njerëzve të drejtësisë. (A2 Televizion)