
Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesditës së të premtes në fshatin Façesh, në Dajt.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 ku banesa e shtetasit B. B. Është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)