Një ditë pasi një bot me gaz u përmbys në aksin Milit-Rubik, mbrëmjen e sotme një tjetër kamion mallrash me kontenier (pllaka ngarkesë) me targa AA 782 UB është përmbysur në autostradën e Kombit në aksin Kukës-Morinë. Kamioni po shkonte në Kosovë.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit rreth 64 vjeç i cili është transportuar në urgjencë në spitalin e Kukësit.
Forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje. Për shkak të aksidentit është devijuar kalimi nga ura 6 metroshe.


Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)