Hetimi për Bylis-Tirana, dështon mbledhja e Komisionit të Etikës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 20:45 | Futboll
Hetimi për Bylis-Tirana, dështon mbledhja e Komisionit të

Presidenti i Tiranës, Refik Halili e depozitoi letrën prej së premtes së kaluar, edhe pse afati ishte gjatë kësaj mesjave.

Të pranishëm në mbledhjen e Etikës, ishin vetëm kryetari Fatmir Braka dhe anëtari Bashkim Koka. Komisioni do të mblidhet në një datë të mëvonshme, e cila ende mbetet për t’u caktuar. Etika do të shqyrtojë të gjitha provat dhe dëshmitë për ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet Bylisit dhe Tiranës, e cila u akuzua për trukime, pas sinjalizimeve nga kompania ndërkombëtare, “SportRadar” dhe nga UEFA.

Në përballjen e 2 korrikut, koeficientët për shënimin e golave, apo fitoren e Bylisit me përmbysje lëvizën në mënyrë të dyshimtë. Këta faktorë ndikuan në dhënien e alarmit.

Në mbledhje, pritet të dalin edhe konkluzionet rreth integritetit të ndeshjes dhe të dy skuadrave të përfshira. Aty do të paraqiten edhe përfundimet teknike, për sjellje të dyshimta të lojtarëve në fushën e lojës. Aktualisht, është e paqartë, nëse vendimi rreth akuzave për trukime do të jepet përpara 2 gushtit, data e përcaktuar në kalendar për të luajtur finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Tirana do të sfidohet nga Teuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos