
Sali Berisha akuzoi prokurorët e SPAK dhe Kryeministrin Edi Rama se kanë zhvilluar takime të fshehta me pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim. Berisha u shpreh se po tentohet që përgjegjësia penale t’i lihet Ahmetajt, Zotos dhe Mërtirit për të shpëtuar Edi Ramën.
“Dua të informoj qytetarët se ka pasur presione dhe takime të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta e të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe flitet edhe vetë Edi Rama. Kjo është çështje në shqyrtim. Një takim është zhvilluar 10 ditë më parë në kryeministri dhe një tjetër 3-4 ditë më parë në periferi. Kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Kryeministri është i detyruar të mendojë 7 herë para se të firmosë një herë. Qëllimi është të shpallim Ahmetajn trurin e vjedhjes së shekullit dhe dy hajdutët Zoto dhe Mërtiri dhe të shmangim Ramën, Agaçin, Gjiknurin dhe Erion Veliajn e me radhë. Kjo është dështim në hetim dhe shumë e rëndë”. (A2 Televizion)