
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të ripyetet në SPAK për llogari të hetimit të koncesionit të sterilizimit. Burime pranë SPAK konfirmuan se mes veprimeve vijuese hetimore është parashikuar edhe rimarrja në pyetje e ish-ministrit.
Ende nuk ka një datë se kur Beqaj do të përballët sërish me hetuesit, ndërsa një vit më parë qëndrimi përballë tyre zgjati plot 9 orë. Ndërsa seanca e radhës e pyetjes së ish-ministrit ndodh pasi Gjykata e Posaçme evidentoi shkelje ligjore të kryera nga ish-ministri Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në vendimin që çoi në qeli ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Beqaj pritet të pyetet edhe për udhëtimet e përbashkëta me Rjepajn e Rrapajn gjatë fazës përgatitore të koncesionin të Sterilizimit.
Pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, ndërsa do të pyeten edhe 4 zyrtarët e tjerë që ka kërkuar Gjykata e Posaçme. (A2 Televizion)