Zjarri ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor në Arrzë, në afërsi të piramidës numër 9 në Kolonjë, në kufi me Greqinë.
Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme por vu nën kontroll mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që vetëm para pak minutash zjarri është riaktivizuar, për shkak të temperaturave të larta.
Terreni është tejet i vështirë, çka e bën të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj po punohet me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij.
Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, Ah,Dushk dhe Pisha. (A2 Televizion)



