Anulohet sfida Messi-Ronaldo, shorti i Champions League do të rihidhet

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 12:24 | Futboll
Anulohet sfida Messi-Ronaldo, shorti i Champions League do të rihidhet

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy rivalët e përjetshëm, të cilët duelojnë prej më shumë se një dekada për fronin e më të mirit të historisë, do të përballeshin në shkurt në Champions League, pasi shorti i fazës së 1/8-ave i hedhur këtë të hënë, vuri përballë Paris SG dhe Manchester United. Por për shkak të një problemi gjatë hedhjes së shortit, ai u anulua dhe do të rihidhet sërish.

Messi fitoi para pak javësh Topin e Artë për herë të shtatë, ndërsa Ronaldo ka fituar vetëm 5. Të dy lojtarët mbeten protagonistët e këtij kompeticioni, pasi Ronaldo është lojtari më me shumë gola dhe ndeshje në Champions, i ndjekur me pak distancë nga argjentinasi.

Në ndeshjet e tjera spikat sfida mes Bayern München dhe Atletico Madrid. Real Madrid dhe Manchester City patën më tepër fat, pasi do të ndehsen me Benfica-n dhe Villarreal respektivisht. Me fat edhe Liverpool që gjeti Salzburg. Inter do të ketë një sfidë më të vështirë me Ajax, suprizën e këtij sezoni.

Shorti i anuluar

Benfica - Real Madrid

Villarreal - Manchester City

Atlético Madrid - Bayern München

Salzburg – Liverpool

Inter - Ajax

Sporting Lisbon - Juventus

Chelsea - Lille

Paris SG – Manchester United

Ndeshjet janë programuar për t’u zhvilluar në 15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars.

Edicioni i parë i Kupës së Kampionëve është zhvilluar në vitin 1955. Që nga viti 1992, kompeticioni ndryshoi emër dhe format, në Champions League.

Real Madrid është skuadra më e suksesshme në këtë kompeticion, me 13 trofe të fituar, Milan me 7 trofe, Liverpool dhe Bayern München me nga 6 dhe Barcelona me 5 trofe.

3 lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje në këtë kompeticion janë Cristiano Ronaldo (181: 57 me Manchester United, 101 me Real Madrid, 23 me Juventus), Iker Casillas (177: 150 me Real Madrid, 27 me Porto), dhe Lionel Messi (154: 149 me Barcelona-n dhe 5 me Paris SG).

Ronaldo është edhe lojtari më më shumë gola të shënuar në këtë kompeticion (140: 21 me Manchester United, 105 me Real Madrid, 14 me Juventus), Lionel Messi (125: 120 me Barcelona-n dhe 5 me Paris SG) dhe Robert Leëandoëski (82: 17 me Borussia Dortmund dhe 65 me Bayern München). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos