
Bayern Munchen dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalet e Champions League nëse kalojnë sfidat respektive në fazën e 1/8-ave. Ndërsa Juventus do të ketë një supersfidë në çerekfinalet e Champions League nëse arrin të kalojë Lyon në fazën e 1/8-ave. Italianët do të duhet të përballen me fituesin e çiftit Manchester City–Real Madrid.
Skuadrat favorite të kompeticionit përballen sërish me njëra-tjetrën në gjysmëfinale, ku City, Real Madrid, Juventus, Bayern dhe Barcelona të gjitha mund të gjejnë njëra-tjetrën.
Në çerekfinalet e tjera, Leipzig gjen Atlético Madrid, ndërsa surpriza e turneut, Atalanta, do të përballet me Paris SG.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen në 12-15 gusht; gjysmëfinalet në 18-19 gusht, ndërsa finalja më 23 gusht, në stadiumin “José Alvalade” të Lisbonës.
Shorti i çerekfinaleve
Man. City / Real Madrid - Juventus / Lyon
Leipzig – Atlético Madrid
Barcelona / Napoli - Bayern / Chelsea
Atalanta – Paris SG
Shorti i gjysmëfinaleve
Man. City / Real Madrid - Juventus / Lyon kundër Barcelona / Napoli - Bayern / Chelsea
Leipzig – Atlético Madrid kundër Atalanta – Paris SG (A2 Televizion)