Hidhet shorti i Nations League, Shqipëria njeh kundërshtarët

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 18:39 | Futboll

Shqipëria është njohur pasditen e sotme me kundërshtarët e saj në edicionin e radhës të Nations League.

Kombëtarja jonë do të përballet në grupin B2 me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.

https://a2news.com/2021/12/17/shqiperia-ne-nations-league-reja-synon-te-shmange-renien-duka-i-kerkon-vendin-e-dyte/

Liga B

Grupi 1: Armeni, Irlandë, Skoci, Ukrainë.

Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Islandë.

Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnje.

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji, Suedi.

Ndërkohë, Kosova do të ndeshet në Ligën C me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë.

Sa i përket "peshave të rënda" të Ligës A, bie në sy grupi 3, ku janë bashkë Italia, Gjermania, Anglia dhe Hungaria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos