Sadiku shënon, por Las Palmas eliminohet nga Kupa e Mbretit

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 22:42 | Futboll

Armando Sadiku ka shënuar sërish për Las Palmas, kësaj radhe në Kupën e Mbretit.

Sulmuesi shqiptar kaloi në avantazh ekipin e tij ndaj Valladolid në minutën e 22-të, duke treguar gjakftohtësi i vetëm përballë portierit.

Por, goli i Sadikut nuk vlejti, pasi Las Palmas pësoi 3 gola dhe u eleminua që në fazën e 1/32 të Kupës.

Ky ishte goli i dytë i Sadikut me fanellën e Las Palmas, pas atij të shënuar ndaj Velez. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/02/7-muaj-pa-shenuar-sadiku-kthehet-te-goli/

A2 CNN Livestream

Latest Videos