La Liga, shpërthen virusi dhe te Real Madrid

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 12:30 | Futboll
La Liga, shpërthen virusi dhe te Real Madrid

Pandemia duket se është kthyer në qendër të diskutimeve dhe te klubet europiane. Pas Tottenhem e Manchester United, listës i është shtuar dhe Real Madrid.

Klubi madrilen ka konfirmuar së fundmi se dy nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën si Marcelo dhe Luka Modriç janë infektuar me Covid 19.

Mes të tjerash, klubi spanjoll tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë  dhe po marrim trajtimin mjekësor në shtëpitë e tyre. 

Aktualisht, skuadra e Ancellotit kryeson kampionatin me 42 pikë, 8 më shumë se Sevilla e vendit të dytë, ndërsa duelin e radhës e ka përballë Cadiz të dielën në orën 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos