Armando Broja ka shënuar mbrëmjen e sotme golin e tij të katërt në Premier League, me fanellën e Southampton.
Sulmuesi i kombëtares e nisi si titullar ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe shënoi golin e dytë të skuadrës me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone.
20-vjeçari dërgoi topin në rrjetë me një të djathtë të fuqishme. (A2 Televizion)