
Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës do të njohin kundërshtarët e kualifikueseve të Botërorit 2022, në Katar. Kuqezinjtë, të cilët ndodhen në vazon 4, rrezikojnë të kenë si kundërshtarë për herë të parë në ndeshje zyrtare “Dardanët”.
Shqipëria shpreson se goglat në Zyrih do të jenë me fat dhe që rivalët e Kupës së Botës të jenë të përballueshëm. Në vazon e parë, rreziku vjen nga Italia, Franca, Anglia, Spanja apo Gjermania e Holanda.
Rivalët janë të vështirë edhe në vazon e dytë, me emra si Zvicra, Suedia, Ukraina apo Turqia, ndërsa bazuar te rivalët e vazos së tretë, mund të rrezikohet edhe dueli me Greqinë. 55 përfaqësueset europiane do të ndahen në dhjetë grupe, ku gjysma do të kenë gjashtë skuadra dhe pjesa tjetër pesë.
Botërori në Katar, i pari që do të luhet në dimër, do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022. (A2 Televizion)