
Hija e mbretit është një roman fiksion që fillesën e gjen te faktet historike. Një mbret që sapo ka ardhur në pushtet urdhëron djegien e librave. Po sa errësirë i kushton një vendi ky urdhër?
Kolapsin dhe ndjesinë e një bote pa libra na e përcjell Viktor Canosinaj.
Fatet njerëzore që trajtohen si materie të vogla në një botë të madhe kanë qenë gjithnjë pjesë e veprave të Viktor Canosinaj, që në krijimtarinë e tij numëron dhjetëra novela e romane për çdo grupmoshë. (A2 Televizion)