Situata e përmbytjeve, shtohet prezenca e ujit në Dajç

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 12:41 | Aktualitet
Situata e përmbytjeve, shtohet prezenca e ujit në Dajç

Njësia administrative e Dajçit në Shkodër, vijon të jetë zona më e goditur nga përmbytjet që kanë prekur zonën e Nënshkodrës, që nga data 8 janar.

Edhe këtë të martë, në zonën e Dajçit, ka vijuar të rritet sipërfaqja e përmbytur, ndërsa hidrometri ka shënuar rritje të nivelit të ujit me 9 cm krahasuar me një ditë më parë.

Në këtë njësi administrative, janë nën ujë 1450 ha tokë bujqësore, ndërsa gati të gjitha rrugët janë të bllokuara. Në zona të caktuara, thellësia e ujit ka shkuar deri në 1.5 metra.

Për momentin, nuk ka banesa të përmbytura, por 110 banesa kanë prezencë uji në oborre. Emergjenca më problematike për momentin është sigurimi i ushqimit për bagëtinë dhe gjënë e gjallë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos