Historia e rrallë e nënës 30-vjeçare, mbeti shtatzënë 2 herë brenda 28 ditëve

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 18:57 | Bota
Historia e rrallë e nënës 30-vjeçare, mbeti

Një nënë "super-fertile" ngjizi një fëmijë të dytë vetëm katër javë pasi mbeti shtatzënë me të parën - dhe ajo nuk e kuptoi këtë mrekulli deri sa lindën foshnjet.

Sophie Small, 30 vjeç, lindi vajzat Holly dhe Darcy në gusht 2020, duke besuar fillimisht se ato ishin binjake.

Megjithatë, mamitë mbetën të hutuara nga përmasat e ndryshme të foshnjave. Mjekët më vonë përcaktuan se vajzat, ishin ngjizur me një muaj diferencë për shkak të superfetimit - një fenomen kur një shtatzëni e dytë ndodh menjëherë pas të parës.

"Darcy ishte një fëmijë 32 javësh dhe Holly ishte një fëmijë 36 javësh," thanë mjekët.

Sipas klinikës, "superfetimi është aq i rrallë te njerëzit sa që ka vetëm rreth 10 raste të konfirmuara".

"Ata janë kaq unikë kur ndodhin. Mundësia që ju të prekeni nga superfetimi është afër zeros" thuhet në faqen e informacionit të klinikës.

Holly ka lindur me paralizë cerebrale, e cila prek anën e djathtë të trupit të saj dhe është e paqartë nëse gjendja është rezultat i superfetimit. Mirëpo, kjo është tejkaluar dhe ata janë një familje shumë e lumtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos