Shërbimet sekrete: Ushtria ruse, probleme të theksuara me disiplinën

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 18:01 | Bota
Shërbimet sekrete: Ushtria ruse, probleme të theksuara me

Shërbimet sekrete të Ministrisë britanike të Mbrojtjes raportuan një përkeqësim të problemeve të disiplinës në ushtrinë ruse. Ushtria ruse u përpoq të ruante disiplinën në radhët e saj gjatë luftës në Ukrainë, por pas mobilizimit të detyruar të rezervistëve që nga tetori 2022, ky problem me shumë gjasa është përkeqësuar.

Sipas analistëve britanikë, hetimet e besueshme nga gazetarë të pavarur rusë tregojnë se midis janarit dhe majit 2023, gjykatat ushtarake ruse trajtuan 1 053 raste të mungesës së paautorizuar të personelit ushtarak, më shumë se në 2022.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se shumica e atyre që janë shpallur fajtorë për mosparaqitje tani janë në provë, që do të thotë se ata mund të ridislokohen në zonën e luftës në Ukrainë.

“Përpjekjet e Rusisë për të përmirësuar disiplinën përqendrohen në ndëshkimin e shkelësve dhe nxitjen e entuziazmit patriotik në vend që të adresojnë shkaqet rrënjësore të zhgënjimit të ushtarëve”, thanë analistët britanikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/11/mina-predha-e-mortaja-armatimi-qe-la-pas-ushtria-ruse-ne-kherson/
https://a2news.com/2023/03/09/lufta-ne-ukraine-shba-ushtria-ruse-e-dobesuar-pak-gjase-per-fitore-te-medha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos