Historiani i pasionuar pas Napoleon-it, dënohet pasi masakroi të dashurën e tij studente

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 17:57 | Bota

Një historian rus, i specializuar në histori ushtarake dhe i pasionuar pas Napoleon Bonaparte u dënua me 12 vite e 6 muaj burgim për vrasjen dhe masakrimin e të dashurës së tij studente.

Profesori Oleg Sokolov, 64 vjeç, pasi vrau Anastasia Yeschenko, 24 vjeç, e hodhi trupin e saj në lumin Moika në Shën Petersburg. Akademiku, dikur i respektuar, ka pranuar se jeta e tij u shkatërrua pasi kaloi disa vite në burg në kohën e regjimit komunist.

“Ai e qëlloi atë, pastaj u përpoq ta mbyste, por ajo tregoi shenja jete dhe kështu që ai e qëlloi sërish”, tha gjyqtarja Julia Maksimenko, para se të jepej vendimi.

Ai e vrau të dashurën e tij duke e qëlluar katër herë me një armë të periudhës Sovjetike, një TOZ-17, e stilizuar si një armë e kalorësisë së shekullit të 19-të.  

Pasi e masakroi, ai ftoi edhe miqtë e tij në shtëpi duke festuar, me trupin e vajzës së fshehur. Ai u arrestua në tentativë për të hedhur trupin e vajzës në lumin Moika. Sipas raportimit të mediave, historiani u bë agresiv pasi po dyshonte se 24-vjeçarja po e mashtronte, kur ajo i tha se do të shkonte në ditëlindjen e një shoku të saj. Ai pretendoi se vajza kishte “fyer” fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe më pas nisi ta sulmonte atë, por gjykatësi mohoi që vajza të paraqiste kërcënim.

Më herët, Sokolov shprehu pendesën e tij: “Unë dua të shpreh pendim të thellë për atë që kam bërë. Unë duhet të marrë dënimin e merituar për krimin që kam bërë”, tha ai.

Ndër të tjera, historiani tha se Anastasia ishte e dashura e jetës së tij dhe nëse nëna e saj do të ishte në gjykatë, ai do të përulej në gjunjë para saj dhe do ta lejonte atë që ta godiste, por ajo nuk pranoi të merrte pjesë në gjyq për shkak të provave tronditëse. Akademiku kriminel, tashmë pas hekurave, kishte marrëdhënie me të paktën edhe dy studente të tjera, të cilat dëshmuan duke thënë për të se kishte një “temperament ekstrem”.

Gjykatësi tha se trupi i viktimës u identifikua nga babai i saj Oleg Yeschenko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos