Përtej çdo imagjinate, shfaqet monoliti i ngrënshëm

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 16:44 | Bota

Shfaqja e disa objekteve monoliti në vende të ndryshme të botës, ishte një nga misteret që na shoqëroi përgjatë gjithë vitit 2020, me aludime të ndryshme se nga mund të kishin ardhur këto krijimi që shkuan deri tek jashtëtokësorët.

Dhe duket se surprizat nuk kanë fund, me rastin e festave të fundvitit, një monolit i veçantë është shfaqur në kodrat e San Franciscos.

Ka të njëjtën formë si të mëparshmit, por është i ngrënshëm. Sipas kalimtarëve që e pikasën të parët ai është ndërtuar me bukë xhenxhefili dhe i zbukuruar me ëmbëlsira të ndryshme.

Askush nuk ka guxuar ta “kafshojë” monolitin dhe shumë e konsiderojnë si një mrekulli Krishtlindjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos