
Historiania Nevila Nika ka treguar në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN se gjatë dhe pas luftës së dytë botërore ka pasur rrjedhje të dokumentacionit të Arkivës Shqiptare. Sipas saj ekzistojnë dëshmi që tregojnë se materiale të cilësuara të pavlera mbusheshin në portin e Vlorës dhe Durrësit dhe niseshin në ish-Jugosllavi për karton. Ajo shton se ky fakt është bërë problem edhe në vitin 1947.
Arkivat shqiptare nuk janë parë shumë kanë qenë pak të shfrytëzuar para ‘90 dhe pak pas ’90. Ka mangësi dokumentacioni, arkiva të humbur gjatë luftës. Edhe pas luftës ka humbje të arkivave dhe dëshmitë janë të qarta e të dhimbshme Masivisht janë dërguar materiale dokumentare të cilësuara pa vlerë dhe mbusheshin Porti i Vlorës e Durrësit dhe niseshin në ish-Jugosllavi, por ato që kanë mbetur janë të vlefshme për të arritur në gjykime. Është bërë edhe problem në ‘47. Janë justifikuar që kishte nevojë vëllai i madh për të bërë kartona. Në mbarim të luftës disa qytete të vogla si Përmeti, Tepelena kanë pasur humbje gjatë luftës. Problemi është që pas luftës me urdhër për të grumbulluar arkivat në institucione shtetërore nuk u grumbulluan në rregull. Në 1950 arkivi futet në Ministrinë e Brendshme dhe me mbikëqyrjen sovjetike ka pasur dëme për qëllime politike”. (A2 Televizion)