Historike, Kosova kualifikohet në raundin e dytë të Europianit në volejboll

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 08:31 | Sporte të tjera
Historike, Kosova kualifikohet në raundin e dytë të Europianit

Vajzat e Kombëtares U17 në volejboll, pas tri fitoreve radhazi të arritura në CEV Kualifikimet e Kampionatit Evropian U17, ka arritur të zë pozitën e pestë, e cila e dërgon tutje në raundin e dytë kualifikues.

Nga 7 shtete pjesëmarrëse, në raundin e dytë kualifikohen Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Kosova.

Garat e raundit të dytë kualifikues zhvillohen nga 20-23 prill 2023 dhe mbetet të shihet cili vend do të jetë organizator dhe çfarë kundërshtarë do të ketë.

Ky është moment historik, meqë Kosova U17 bëhet Kombëtarja e parë në volejboll që kalon një fazë më tutje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos