
Nuk kanë fund problemet për Simon Biles, amerikanen që cilësohet si gjimnastja më e mirë në histori.
Pasi u tërhoq nga gara ekipore dhe konkurrimi i përgjithshëm individual, 24-vjeçarja tërhiqet edhe nga garat e kërcimit të kaluçit dhe paralelet e shkallëzuara.
Skuadra amerikane e gjimnastikës në Tokio 2020 njoftoi se “vendimi për t’u tërhequr nga finalet u mor pas konsultës me stafin mjekësor”.
Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Simone Biles do të jetë në gjendje të konkurrojë në traun e ekuilibrit dhe në finalen e gjimnastikës artistike. (A2 Televizion)