Sot ka ndodhur një parakalim vërtetë historik në industrinë automobilistike. Për herë të parë, një kompani që prodhon makina elektrike kryeson renditjen e atyre me vlerën më të madhe në botë.
Bëhet fjalë natyrisht për Tesla, krijesën e Elon Musk. Kompania, sipas të dhënave të agjencisë Bloomberg, falë 35 të fituar sot në bursë, ka kaluar vlerën e tregut të kompanisë japoneze Toyota.

Tesla sot vlen 207,2 miliardë dollarë, ndërkohë që japonezët mbetën në shifrën e 201.9 miliardë.
Kur aksionet e kompanisë Tesla u listuan në bursë për herë të parë, në 29 qershor të vitit 2020, ato vlenin 17 dollarë. Sot ato tejkalojnë 1 mijë dollarët, me Musk që ka marrë një ”hakmarrje të ëmbël” ndaj të gjithë skeptikëve të 10 viteve më parë.
Jo vetëm ideja e përdorimit të mjeteve elektrike tashmë është realitet edhe në kompani tradicionale, por tashmë vetë Tesla ka prodhuar një shumëllojshmëri modelesh, ku spikasin edhe disa me kosto më të përballueshëm për publikun e gjerë, që ka shtuar në mënyrë domethënëse shifrat dhe bilancet e kompanisë. (A2 Televizion)