Kompanitë bojkotojnë reklamat e Facebook, Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2020, 09:16 | Teknologji
Kompanitë bojkotojnë reklamat e Facebook, Zuckerberg humb 7

Mark Zuckerberg humbi rreth 7,2 miliardë dollarë pasi shumë kompani hoqën reklamat e tyre nga Facebook.

Aksionet e rrjetit social ranë me 8,3% të premten, rënia më e madhe në 3 muajt e fundit, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua kompanive të tjera në bojkotin e reklamave në Facebook.

Kompani si Verizon Communications Inc. dhe Hershey Co. gjithashtu kanë hequr reklamat e tyre nga Facebook pasi ky rrjet social nuk ka arritur që të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe dizinformimin në platformën e tij.

Edhe Coca-Cola Co. ka thënë se do të ndalojë reklamat e saj në çdo rrjet social për 30 ditët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos