Historiku i censeve, procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në 1 shekull

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 14:05 | Ekonomi
Historiku i censeve, procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave

Censi i popullsisë dhe banesave që pritet të zhvillohet në vjeshtë do të jetë i 12-i që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912. Përpjekja e parë zyrtare për të regjistruar shqiptarët daton një shekull më herët, në vitin e largët 1923. Shtatë vite më pas, administrata e Ahmet Zogut tashmë të katapultuar nga Kryeministër në Mbret përfshiu në pyetësor edhe deklarimin e moshës për shkak se mungonin dokumentet e identifikimit

Për shkak të problemeve të brendshme politike, por edhe Luftës së Dytë Botërore, Censi i radhës do të zhvillohej në vitin 1945 tashmë nga administrata komuniste. Gjatë këtij regjimi u kryen edhe 6 procese të tjera të regjistrimit të popullsisë, me anë të së cilëve u rindërtua Gjendja Civile si dhe u grumbullua të dhëna mbi migrimin e brendshëm.

Pas një dekade demokraci, në vitin 2001 u zhvillua Censusi i 10-të në të cilin iu dha vëmendje e veçantë e emigracionit. Në procesin e vitit 2011, pyetësori i Institutit të Statistikave (printscreen) përfshiu edhe përkatësinë fetare dhe atë etnike bazuar në deklarimin vullnetar.

Një nga të dhënat më të rëndësishme të përftuara nga Censi është numri i popullsisë. referuar të dhënave zyrtare në vitin 1923 në vend jetonin rreth 814 mijë banorë. Shifra u rrit në mbi 1.1 milionë me ardhjen e komunizmit, ndërsa në procesin e parë të regjistrimit në demokraci shifra shkoi në mbi 3 milionë për tu rrudhur në pak më shumë se 2.8 milionë në 2011-ën.

Censi i popullsisë dhe banesave mat numrin e banorëve e familjeve, identifikon përkatësinë fetare, pakicat etnike, banesat apo të huajt që jetojnë në vend.

Rezultatet e procesit janë veçanërisht të rëndësishme për të orientuar politikat në nivel qendror e vendor pasi identifikon nevojat e qytetarëve apo komuniteteve. Gjithashtu orineton investimet sipas nevojave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos