Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Këtu për të rritur tregtinë mes vendeve

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 11:43 | Ekonomi
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Këtu

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dilawar Syed, ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare, ku do të takojë anëtarë të kabinetit, si dhe komunitetin e biznesit.

Objektivi, sipas tij “është rritja e marrëveshjeve tregtare midis SHBA dhe Shqipërisë”.

https://twitter.com/BizAtState/status/1626181693198712832

I lindur në Pakistan, Syed ka një të kaluar si sipërmarrës i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe është një nga ekspertët amerikanë më të njohur në fushën e zhvillimit të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

https://twitter.com/BizAtState/status/1626233086936776710

I propozuar nga presidenti Biden edhe si zëvendësadministrator i Small Business Administration, agjencia shtetërore që drejton politikat ekonomike të këtyre sipërmarrjeve në SHBA, Syed është aktualisht zyrtari më i lartë amerikan me origjinë myslimane.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos