A nxorëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit? Inxhinieri i ndërtimit: Ne si popull s’e njohim fatkeqësinë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 21:36 | Ekonomi
A nxorëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit? Inxhinieri i

Sonte në A2 Business u më të ftuarit një bilanc i mësimeve veprimeve të ndërmarra dhe të papërmbushura në këto 3 vitet e fundit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kjo temë vjen në vëmendje pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.

I pyetur nëse Shqipëria nxori mësime nga tërmeti, sa i përket mënyrës dhe cilësisë së ndërtimeve, inxhinieri Luan Myrtaj thotë se për fat të keq përgjigja është negative.

Sipas tij, lëkundjet që goditën vendin më 26 nëntor nuk ishin aq shkatërruese sa të linin pas dëmin që lanë, dhe kjo nxori në pah ndërtimet me cilësi të dobët.  Por, megjithatë, inxhinieri i ndërtimit thotë se situata sërish është neglizhuar.

Ai lloj tërmeti, ndërtesat nuk i hedh kollaj. Dhe, duke qenë se nuk i hedh kollaj, edhe politikanët nuk kanë ndonjë nxitim të madh që të marrin masa ekstreme. Duke pasur edhe zëra lart e poshtë, se tërmeti i radhës do të paktën 100 vite që të bjerë, këtu janë nxjerrë mësime negative.”

Që të reagosh ndaj një fatkeqësie, shtoi Myrtaj, duhet ta njohësh fatkeqësinë dhe kjo “tek shqiptarët si popull nuk ndodh.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos