Holanda gjen zëvendësues për Van Gaal, trajneri i ri merr drejtimin pas Botërorit

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 11:52 | Futboll
Holanda gjen zëvendësues për Van Gaal, trajneri i ri merr

Ronald Koeman ka pranuar të zëvendësoj trajnerin Louis Van Gaal në kombëtaren holandeze. Pesë muaj pas shkarkimit nga Barcelona, Federata Holandeze e futbollit i propozoi trajnerit 59-vjeçar të marrë drejtimin e skuadrës vetëm pas Kupës së Botës Katar 2022.

Kontrata e re hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Koeman nuk është një emër i panjohur për kombëtaren e tulipanëve pasi etapa e parë e tij me skuadrën holandeze ishte pozitive. Në dy vite në krye të bankinës nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai arriti në finalen e Ligës së Kombeve edhe pse në fund u mposht nga Portugalia me rezultat minimal 1-0.

Një ditë më parë, Van Gaal bëri publike se vuan prej kohësh një formë agresive të kancerit të prostatës. 70-vjeçari që pritet të drejtojë kombëtaren e Holandës dhe në Kupës  e Botës Katar 2022, zbuloi në një intervistë se i është nënshtruar dhe terapive intensive për kurimin e sëmundjes. Tekniku nuk i kishte thënë lojtarëve për gjendjen e tij shëndetësore me idenë se situata e tij do të përmirësohej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos