Në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, mbërritën trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën e Strumës në Bullgari.
Qeveria organizoi një ceremoni pritje, në të cilën morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe zyrtarë të tjerë të rajonit.
Pjesëmarrësit vendosën kurora lulesh në shenjë homazhi për personat që humbën jetën nga autobusi i shkrumbuar në Bullgari, më 23 nëntor.
Hetuesit po punojnë ende për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie. Ekspertiza më e fundit e autoriteteve të Bullgarisë konfirmoi se bankinat ndarëse të zonës së pushimit ishin vendosur gabim.
Hetuesit mendojnë se autobusi që po kthehej nga Turqia me 52 pasagjerë është përplasur fillimisht me ndarëse metalike dhe më pas ka marrë flakë. (A2 Televizion)