
Policia në Bosnjë-Hercegovinë njofton se, gjatë ditës së fundit, ka organizuar një operacion gjatë të cilit u arrestuan 7 persona për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95.
Sipas mediave, operacioni është zhvilluar në qytetet Bijelina dhe Sokollac, por ende nuk ka detaje se kush janë personat e arrestuar.
Më shumë se 100 000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslianë boshnjakë, serbë dhe kroatë. (A2 Televizion)