
Kur dukej se në Hong Kong çdo gjë po shkonte drejt normalitetit, spitalet publike janë kthyer në frontin e protestave.
Kjo, pasi policia arrestimet e fundit po i bën ndër radhët e atyre që janë paraqitur në qendrat e shërbimit për trajtim mjekësor.
Një rast i tillë ndodhi me një grua shtatzënë, që ngjalli pakënaqësi ndër bluzat e bardha, duke sjellë protesta mbi mënyrën e pazakonte të arrestimeve.
Nëpërmjet një deklarate, ata kundërshtuan taktikën policore të arrestimit të pacientëve të tyre duke dhunuar të drejtat e njeriut. (A2 Televizion)