All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Hoqi dorë nga statusi për dashurinë, princesha e Japonisë fotografohet duke bërë pazaret

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 22:53 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Ish-Princesha Mako e Akishino-s në Japoni është parë duke bërë blerje në një treg Amish teksa ajo përshtatet me jetën larg fronit.

31-vjeçarja, e cila hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror kur u martua me Kei Komuro, është parë veshur “casual” në Nju Jork.

All - Paragraf - 3

Ajo zgjodhi të vishte një palë xhinse të gjera, një këmishë të zezë dhe një palë atlete të shoqëruara me një çantë dhe maskë për fytyrën.

Paraqitja e saj vjen pasi bashkëshorti i saj kaloi provimin e jurisprudencës në përpjekjen e tretë, duke sfiduar kritikuesit e romancës së tyre.

Çifti kanë mbajtur një profil të ulët teksa jetojnë në një apartament luksoz me një dhomë gjumi në qytet dhe besohet se janë të pavarur financiarisht.

All - Paragraf - 6

Ish-princesha kishte të drejtën e një pagese prej 1.3 milionë dollarësh nga qeveria japoneze pasi hoqi dorë nga statusi i saj fisnik, por ajo e refuzoi.

Komuro  u takua me Makon në vitin 2013 kur ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë jashtë Tokios. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos