
Rrëfime horror vijojnë të vijnë nga Afganistan, i cili prej 15 gushtit drejtohet nga talebanët dhe ligji i tyre i Sharias.
Një efektive policie, shtatzënë 8 muajshe, raportohet të jetë vrarë prej militantëve talebanë në Firozkoh, qendra e provincës së Ghor.
Sipas mediave, gruaja e identifikuar si Banu Negar, u vra në shtëpinë e saj përpara familjarëve të cilët e denoncuan ngjarjen dhe në shumë media ndërkombëtare.
Dinamika e vrasjes vijon të mbetet e paqartë, pasi askush nuk flet në qytet për këtë ngjarje kaq të rëndë.
Familjarët e viktimës, që punonte në një burg lokal, kanë nxjerrë disa foto ku tregohen pellgje gjaku dhe një trup i pajetë i shpërfytyruar. (A2 Televizion)