
Legjenda e WWE, Hulk Hogan, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në ring javën e ardhshme, në moshën 67-vjeçare.
Ikona e mundjes është parë për herë të fundit në vitin 2006, në SummerSlam, kur u ndesh me Randy Orton.
Hogan mund të shihet duke u ndeshur në edicionin e legjendave të Monday Night Raw.
“Tifozët duhet ta ndjekin eventin, pasi nuk i dihet se çfarë surprizash ka. Unë do të shkoj atje, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të jem aty për të kujtuar momentet e bukura me miqtë, por duke qenë se do të jem me Ric Flair, Kurt Angle dhe Big Show… gjithçka është e mundur”, tha Hulk Hogan.
“Mund të përfundojmë edhe në ring”, shtoi 67-vjeçari. (A2 Televizion)