
Ishte kandidatura kryesore për të zëvendësuar Tomas Tuhel në krye të Paris Saint Germain dhe me nisjen e vitit të ri gjithçka u konkretizua.
Mauricio Pochettino është trajneri i ri i kampionëve të Francës. Ish-tekniku i Tottenhamit, i cili ka në të kaluarën ka qenë edhe futbollist i Paris Saint Germain, tashmë merr drejtimin e francezëve me të cilët ka firmosur deri më 30 qershor të vitit 2022.
Pochettino ka nisur menjëherë punën me skuadrën e re dhe do të debutojë në stol këtë të mërkurë, në përballjen që Paris do të ketë në kampionat kundër Sant Etien. (A2 Televizion)