Hyri pa leje në ujërat termale, humb jetën 34-vjeçari në llixhat e Elbasanit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 08:51 | Kronikë
Hyri pa leje në ujërat termale, humb jetën 34-vjeçari

Një 34-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, në një prej vaskave të jashtme të zonës së llixhave termale, pranë qytetit të Elbasanit.

Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se fillimisht viktima kishte humbur ndjenjat, por megjithë dhënien e ndihmës së parë nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka dhënë versionin e saj për këtë ngjarje (atak kardiak), ndërkohë që klientë të tjerë të lokalit shprehen se viktima, së bashku me një person tjetër, ishin futur pa leje në ambientet e hotelit të llixhave dhe dyshohet se po konsumonin pije alkoolike.

Llixhat e Elbasanit janë ndër burimet termale me të frekuentura në vend, ku shumica e vizitorëve vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos