
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të enjte në Tiranë.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 16:10, në rrugën "Kastriotët", gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.
Si pasojë 23-vjeçari është lënduar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)