Ka humbur jetën në moshën 71-vjeçare, si pasojë e një aksidenti rrugor, aktori i njohur amerikan, Treat Williams.
Aktori që u bë i famshëm falë rolit të tij në filmin klasik “Flokët”, u godit nga një makinë, teksa po dilte nga shtëpia e tij në Vermont me motorçikletë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Treat Williams kishte një karrierë më shumë se 50-vjeçare në kinematografi dhe mori pjesë në më shumë se 130 role.









Pas suksesit në 1979 përmes rolit të rebelit George Berger në filmin “Hair”, Williams u shfaq në filmat
“Once Upon A Time In America”, “Dead Heat”, “Things to Do in Denver When You're Dead” dhe “Deep Rising “
Ai u nominua për një çmim Emmy për punën e tij në filmin e vitit 1996 “The Late Shift” dhe mori tri nominime për Golden Globes gjatë viteve 1980. (A2 Televizion)