
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person pasi tentoi të fuste lëndë narkotike në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal të këtij qyteti.
38-vjeçari U.K. u arrestua pasi gjatë kontrollit në në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan iu sekuestrua 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroine, të cilat do ja dërgonte vëllait të tij.
U.K. akuzohet për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg". (A2 Televizion)