Arrestohen 5 persona në Vlorë, 3 prej tyre për kultivim e shitje narkotikësh

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 12:04 | Kronikë
Arrestohen 5 persona në Vlorë, 3 prej tyre për kultivim e shitje

Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit, 3 prej të cilëve akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit:

• M. L., 28 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

• A.I., 50 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim.

• E.I., 49 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shitja e lëndëve narkotike".

 vitin 2013, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

• H.Z., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën e lagjes "Osmën Haxhiu" Vlorë, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P.A.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore.

• A. Th., 33 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen "Isa Boletini" Vlorë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos