Humbën derbin ndaj AEK, tifozët e Olympiacos “pushtojnë” fushën

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 16:18 | Futboll
Humbën derbin ndaj AEK, tifozët e Olympiacos

Marrëzi në Greqi. Ashtu siç ka ndodhur shpesh. Në përfundim të derbit ndërmjet Olympiacos dhe AEK të Athinës, tifozët vendas pushtuan fushën dhe nisën gjuetinë ndaj arbitrit.

Olympiacos u thye me shifrat 3-1 nga rivalët e përjetshëm. Humbja rrezikon të jetë një dështim për sezonin, pasi komplikohet edhekualifikimi në Champions League. Megjithatë, sipas bardhekuqve fajin e kishte vetëm arbitri i ndeshjes, Davide Massa, me të paktën katër vendime të diskutueshme.

Pretendimet ishin për një penallti në pjesën e parë, një karton të kuq të paakorduar për Szymanski, një penallti bujare për avantazhin e përkohshëm 2-1 të AEK dhe një faull të paakorduar në momentin e golit të tretë të miqve.

Pas vërshëllimës finales, ishte vetë presidenti  iOlympiacos, Marinakis, ai që nxiti tifozët të hynin në fushë. Nga ai moment nisi ndjekja ndaj gjyqtarit të takimit, me xhaketat e zeza që arritën ti shpëtonin turmës duke u futur në dhomat e zhveshjes.

Imazhet dramatike në stadiumin Karaiskakīs vijuan me policinë që hodhi gaz lot-sjellës për të shpërndarë tifozët nga terreni i lojës. Pavarësisht akuzave të Olympiacos, se nga arbitrimi i turpshëm e gjithë Greqia është e neveritur, kjo ngjarje nuk i shërben imazhit të futbollit helen.

Më 16 gusht në këtë stadium do të luhet finalja e Superkupës së Europës, ku fituesit e Champions dhe ata të Europa League do të duelojnë për trofeun e parë sezonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos